spot_img
Tuesday, December 9, 2025
spot_img

Teuta me festën e ditëlindjes na rikujtoi çka vlen vërtet

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka festuar ditëlindjen e saj të 43-të në një atmosferë të ngrohtë dhe plot dashuri, larg zhurmës së skenës dhe luksit të shfrenuar që shpesh e shoqëron botën e shoëbizit.

Këtë vit, Teuta zgjodhi një festë modeste, por tejet domethënëse, në ambient shtëpie, pranë dy vajzave, Tarës dhe Kaias, dhe në shoqërinë e mikeshave më të afërta.

Mbrëmja u mbush me të qeshura, kujtime të bukura dhe momente intime që rrallë i shohim në rrjetet sociale.

“34 jooo, por 43 ”, shkroi aktorja me humor në Instagram, duke falënderuar Zotin për gjithçka që ka arritur dhe për njerëzit që e rrethojnë.

“Faleminderit çikitas për një super ndejë plot të qeshura… Faleminderit juve miq për urimet tuaja, paçim gjithmonë arsye për të festuar e uruar mes vete.”

Kjo ditëlindje nuk ishte vetëm një numër më shumë në kalendar, por një kujtim i bukur që dëshmon se gëzimi i vërtetë vjen nga momentet e vogla, me njerëzit që do.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit