Teuta Haxhiu akuzon pushtetin për sulme ndaj Daut Haradinajt, Albulena Haxhiu e ndërpret

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur akuza në Kuvend ndaj ministrit Faton Peci dhe zyrtarëve të tjerë, duke përmendur, siç pretendoi ajo, një sërë skandalesh dhe keqpërdorimesh.

Haxhiu tha se, në vend që të përmbushin obligimet ndaj qytetarëve, zyrtarë dhe eksponentë politikë po sulmojnë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ka disa ditë zyrtarë dhe eksponentë, Faton Peci dhe burri i Albulena Haxhiut, dhe disa të tjerë, në vend se t’i kryejnë obligimet ndaj qytetarëve, sulmojnë njërin nga themeluesit e UÇK-së. Peci mbahet mend për shumë skandale, ka ushqyer fëmijët në çerdhe me mish të skaduar, koordinimin me Pacollin për të ndarë subvencione për vëlla e dajë”, tha ajo.


Gjatë fjalimit të saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje deputetes së AAK-së që të mos e pengonte zhvillimin e seancës.

“Dil në një konferencë për media, ose shfrytëzoje një moment tjetër”, iu drejtua ajo Teuta Haxhiut.

Megjithatë, pavarësisht thirrjes së kryetares së Kuvendit, deputetja e AAK-së vazhdoi të qëndronte në foltore edhe për disa momente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit