TESTIMI AUV: Është gjetur vaj palme i padeklaruar në qumësht të “VITA-s”

Në disa mostra të marra nga Qumështorja “Vita” është gjetur vaj palme i padeklaruar, sipas rezultateteve të publikuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Siç tha shefi i Laboratorit në Agjenci, Kujtim Uka, vaj palme i padeklaruar është gjetur në mostra të qumështit dhe “Holla Cream”.

“Kompania Abrazen, produkti Holla Cream. Është detektuar vaj palme, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur, dhe e ka të deklaruar yndyrën bimore. Kompania Abrazen, produkti qumësht. Vaji i palmës është detektuar, nuk është i deklaruar. Yndyrat bimore nuk janë detektuar”, tha Uka.

Sipas rezultateve të kontrollit në sektorin e qumështit, nga 495 mostra të marra,  93 kanë dalë në mospërputhje, 46 prej të cilave që kanë të bëjnë me deklarimin e vajit të palmës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit