Terror në Lubiqevë, një person kërcënon kryetarin e fshatit dhe i vendos thikën në fyt drejtorit të shkollës – arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë dhune dhe kërcënimesh është raportuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka terrorizuar bashkëfshatarët e tij për disa ditë me radhë, duke eskaluar deri në sulm fizik dhe kërcënime me thikë.

Sipas burimeve nga banorët e këtij fshati, i dyshuari Enis Kryeziu fillimisht ka kanosur kryetarin e fshatit Lubiqevë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës së fshatit, të cilit dyshohet se i ka vendosur thikën në fyt.

Po ashtu, i njëjti dyshohet se ditë më parë ka kërcënuar edhe imamin e xhamisë së fshatit, si dhe ka dëmtuar kamerën e sigurisë së objektit fetar.

Të premten, kryetari i fshatit dhe drejtori i shkollës kanë bërë denoncim në Policinë e Kosovës, pas së cilës njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në rast.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit