spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Terras: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ku ka theksuar shqetësimin e saj lidhur me masat e Bashkimit Evropian ndaj vendit.

Osmani i ka thënë Terrasit se “vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”.

Gjatë takimit, presidentja ka kërkuar gjithashtu që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më shpejt dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave.

Pas këtij takimi, Terras ka reaguar në rrjetin X, duke njoftuar se gjatë bisedës ata kanë diskutuar për situatën politike dhe zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

Ai ka shtuar se “masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë”.

https://twitter.com/RihoTerras/status/1998331902596415571/photo/1

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit