spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Terras i përmbajtur, kërkon kohë për t’u njoftuar me situatën në vend: I takova kryeministrin e presidenten

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras refuzoi të flasë për qëndrimin e tij mbi dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera në vizitën e tij të parë në vend për misionin treditor për mbledhjen e fakteve.

Ai tregoi se është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, si dhe do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive opozitare.

“Më jepni mundësinë që të takohem me të gjitha palët dhe me të gjithë njerëzit që t’i marrë pikëpamjet e tyre”, tha ai pasi u pyet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Terras tregoi se do të shkojë edhe në pjesën veriore të vendit ku do t’i zhvillojë disa takime, e po ashtu do ta vizitojë edhe kanalin e Ibër-Lepencit ku ndodhi sulmi në fund të nëntorit.

Ai u shpreh i sigurt se autoritetet e Kosovës do ta zbulojnë se kush qëndron pas këtij sulmi.Për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ai tha se “të gjithë kriminelët duhet të sillen përpara drejtësisë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit