Termokos në gjendje gatishmërie për propagandë, jo për ngrohje! Nxënësit lirohen nga mësimi për shkak të ftohtit!

Afërdita Uka, zëdhënëse në Termokos, ka folur për përgatitjet për sezonin ngrohës.

Ajo u shpreh se gjithçka është bërë me kohë dhe se janë të gatshëm për të filluar këtë sezon.

“Përgatitjet janë bërë me kohë. Ne jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës. I gjithë sistemi i ngrohjes është në gjendje gatishmërie për të pritur sasitë e para të energjisë termike që pritet të fillojmë t’i marrim shumë shpejt nga KEK-u”, u shpreh tutje Uka.

Por, ndërsa nga Termokosi vijnë deklarata optimiste, realiteti në kryeqytet është krejt ndryshe. Sot, por edhe dje, nxënësit e shumë shkollave të Prishtinës u detyruan të largohen më herët nga mësimi për shkak të mungesës së ngrohjes.

Në klasat e ftohta, mësimi ishte i pamundur, dhe fëmijët u kthyen në shtëpi të dridhur nga i ftohti – në një kohë kur kompania përgjegjëse pretendon se “gjithçka është gati”, shkruan GazetaKosova.net

Ky kontrast i hidhur mes deklaratave dhe realitetit është fytyra më e qartë e paaftësisë institucionale që përsëritet çdo vit. Përgatitjet, nëse vërtet janë bërë me kohë, pse atëherë shkollat janë pa ngrohje? Pse fëmijët po vuajnë në vend që të jenë në kushte normale mësimi?

Është koha që Termokosi të ndalë deklaratat boshe dhe të përballet me përgjegjësinë. Fjalët e bukura nuk ngrohin askënd – sidomos jo fëmijët që po ngrijnë në bankat shkollore të Prishtinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit