Tërmkolli reagon ashpër ndaj Kujtim Shalës: Profiteri më i ndytë, po e shalojnë LDK-në deri në shkatërrim

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Kujtim Shalës, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Shalën. Ajo e ka cilësuar zgjedhjen si “kundërkushtetuese”, ndërsa ka rikujtuar edhe qëndrimin e mëparshëm të Shalës ndaj Vetëvendosjes.

“Ky është ‘akademiku’, profiteri më i ndytë që u bë prapë nënkryetar i Kuvendit, kundër kushtetues, veç me vota të VV- së, pra të asaj partie për të cilën para tre ditëve u betua se me të ‘nuk bashkëpunon kurrë’!”, ka shkruar Tërmkolli.

Në postimin e saj, ish-deputetja e LDK-së ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj udhëheqjes aktuale të partisë.

“Nuk ka specie më të ndyta politike se çifti i tij, e të tillë janë krejt këta që sot janë në krye të LDK- s, këta që po e shalojnë këtë parti deri në shkatërrim!”, ka shkruar ajo.

Tërmkolli ka vazhduar kritikat duke i quajtur drejtuesit aktualë të LDK-së “tuxharë anti LDK e anti shqiptarë”.

“Tuxharët anti LDK e anti shqiptarë këtë punë kanë dhe këtë punë po bëjnë!”, ka shkruar Tërmkolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit