spot_img
spot_img
Tuesday, March 3, 2026
spot_img
spot_img

Tërmkolli: LDK t’ia propozojë Kurtit emrin e Vjosa Osmanit për Presidente

Ish-deputetja e LDK-së thotë se Osmani i ka dhënë imazh të mirë vendit dhe se Kurti s’po arrin t’i përmbyllë institucionet as me 51% të votave.

Ish-deputetja e Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka kërkuar që partia e saj t’ia vendosë “mbi tavolinë” kryeministrit Albin Kurti propozimin për rikandidimin e Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës.

Sipas saj, në situatën aktuale politike, një propozim i tillë do të ishte i arsyeshëm për disa arsye. “E para, sepse Vjosa e ka prezantu dhe i ka dhënë vendit një imazh mjaft të mirë në botë. E dyta, sepse LDK e ka votu edhe herën e kaluar (ka qëndru në seancë). E treta, sepse Albinit i sosen mashtrimet e makinacionet hipokrite për vota”, është shprehur ajo.

Tërmkolli ka kritikuar Kurtin duke thënë se ai nuk po arrin ta përmbyllë formimin e institucioneve as me 51 për qind të votave, ndërsa ka shtuar se nuk do të mundet ta bëjë këtë as me 80 vota, pasi sipas saj, ka “qëllime tjera”.

Ajo ka komentuar edhe çështjen e unitetit, duke theksuar se, sipas saj, mjafton që Kurti ta ndalë politikën përçarëse ndër shqiptarë dhe, siç e ka quajtur ajo, politikën anti-perëndimore, anti-SHBA në radhë të parë.

Në fund, Tërmkolli ka theksuar se Kosova ka dhjetëra personalitete që mund ta ushtrojnë shkëlqyeshëm funksionin e Presidentit, ndërsa ka sqaruar se qëndrimet e saj të mëhershme kritike ndaj Osmanit nuk bien ndesh me këtë propozim.

“Politika nuk është statike dhe politikanët e mirëfilltë dalin edhe mbi veten kur e kërkon interesi i vendit”, ka përfunduar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit