spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Tentoi t’ia anulojë LDK’së një votë të vlefshme, ky është këshilltari i Arben Vitisë dhe aktivisti i VV’së që shkaktoi incidentin në QNR

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është detyruar të ndërhyjë Policia e Kosovës, pas përplasjes mes komisionerëve.

Pamjet kanë dalë nëpër rrjete sociale, ku shihet komisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tenton ta anulojë një votë të pavlefshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Komisioneri në fjalë nga radhët e LVV’së është Egzon Azemi, i cili është njëherësh edhe këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Azemi ka funksione edhe në Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.

Kjo nuk është hera e parë që Azemi i sjell probleme organeve të rendit. Ai ka aktakuzë aktive edhe për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Azemi bashkë me zëdhënësin e VV’së, Arlind Manxhukën, akuzohen se kanë kanosur Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit