spot_img
spot_img
Friday, February 27, 2026
spot_img
spot_img

Tentoi të përdhunonte dy motrat me aftësi të kufizuara, zbardhet dëshmia shqiptarit në Greqi

Një 64-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mark Preçi, është vënë nën akuzë në Greqi për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara dhe për përpjekje për të abuzuar edhe me motrën e saj binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara.

Ngjarja ka dalë në dritë pas denoncimit të mamasë së tyre, ndërsa çështja po shqyrtohet nga autoritetet greke.

Sipas raportimeve të mediave greke, gjatë paraqitjes së tij para gjykatës, 64-vjeçari ka mohuar qëllimin për kryerjen e veprës penale, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ndodhej në banesën e 25-vjeçares pasi, sipas tij, nëna e saj i kishte dhënë çelësat me qëllim që t’ua tregonte shtëpinë blerësve të mundshëm për shitje.

Në kuadër të hetimeve, i pandehuri ka paraqitur edhe një kërkesë për t’iu nënshtruar një vlerësimi psikiatrik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit