“Tentoi të më përdhunonte”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit: Mora thikën e bukës dhe e qëllova

“Tentoi të më përdhunonte”, kështu ka deklaruar 21-vjeçari Teilor Tivari, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Valbon alias Marko Beqiraj.

Ky i fundit u gjet i masakruar me thikë brenda banesës në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. Tivari ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se me viktimën ishin miq dhe se ky i fundit e kishte ftuar në banesën e tij.

Tivari tha se viktima kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.

Gjithashtu pretendoi se u përleshën me njëri-tjetrin pasi 51-vjeçari nuk e lejonte të largohej. Teilor Tivari ka rrëfyer se u larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk e mendonte që Valbon alias Marko Beqiraj do të vdiste.

“Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, ka deklaruar 21-vjeçari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit