Tentoi të grabiste një banesë, shqiptari vritet me armë zjarri në Itali

Një shqiptar ka mbetur i vrarë me armë zjarri gjatë një tentative për grabitje në një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, në Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari 35-vjeçar i banesës ka dëgjuar zhurma brenda shtëpisë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pronari, i cili posedonte me leje një armë zjarri, ka qëlluar ndaj personave që dyshohet se kishin hyrë në banesë me qëllim grabitjeje.

Viktima, një shqiptar i moshës 35 deri në 40 vjeç, dyshohet se kishte hyrë në banesë së bashku me disa persona të tjerë. Bëhet fjalë për një shtëpi fshati që ishte në proces rinovimi.


Pas të shtënave, pronari ka telefonuar vetë policinë dhe ka njoftuar për ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet emergjente, të cilat kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia italiane ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë rrethanat në të cilat është përdorur arma dhe rolin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tentativën për grabitje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit