Tentoi ta largojë nga varri trupin e babait, burri në Skenderaj sulmon njërin nga policët që intervenuan

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur të martën në Skenderaj, ku një person ka tentuar që ta largojë nga varri trupin e babait të ndjerë. Si pasojë e sjelljeve të tij agresive, familja kërkoi ndihmën e Policisë, por zyrtarët policorë u përballën me sulm.

I dyshuari është një 40-vjeçar, me probleme mendore, i cili u dërgua në mbajtje.

Fillimisht, i dyshuari kishte shkuar te varrezat në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, duke tentuar që ta dëmtojë varrin e babait.

Pasi një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka vazhduar me sjelljet e njëjta dhe më pas e ka sulmuar fizikisht një polic, duke e goditur me grusht e shqelma.

Policia e ka vënë situatën nën kontroll dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit