Tentim vrasje në Skenderaj, nipi tenton ta vras axhën se i pengojë me dëgju muzikë me zë të lartë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Tërnovë të Skenderajt, ku një konflikt banal mes familjarëve ka përfunduar në tentim vrasjeje.

Burimet bëjnë me dije se rreth orës 19:30, një 61-vjeçar, S.K, është therur me thikë nga nipi i tij, Sh.K., rreth 23-vjeçar.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka nisi kur viktima i kërkoi nipit që të ulte muzikën e lëshuar me zë të lartë nga vetura e tij. Pas debatit, i riu ishte larguar në shtëpi dhe dyshohet se mori një thikë, me të cilën u kthye në oborrin e axhës dhe e goditi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim në QKMF Istog dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Ndërkohë, arma e përdorur në sulm nuk është gjetur ende.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit