Tentim vrasja në Pejë – pritet dorëzimi vullnetar i 21-vjeçarit Arb Shala

Disa orë më parë në Pejë ka ndodhur një incident i rëndë që po trajtohet si tentim vrasje. Si i dyshuar për këtë rast tashmë është identifikuar 21-vjeçari Arb N. Shala, ndërkaq i dëmtuari, emër i njohur për redaksinë, po merr trajtim në Spitalin Regjional në Pejë.

Burimet tona konfirmojnë se së shpejti pritet dorëzimi vullnetar në polici i 21-vjeçarit Arb Shala, i dyshuar për këtë rast. Madje, policia tashmë janë vënë në dijeni dhe janë kontaktuar nga prindi i 21 vjeçarit .

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një ngatërrese të çastit mes të dyshuarit dhe të dëmtuarit, të cilët njiheshin edhe më parë. Sipas informatave, para se të shkrepte arma, i dëmtuari e kishte goditur me grusht Shalën dhe më pas e kishte sulmuar edhe me një karrige.

Në tentim për të ndalur sulmin, i riu dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka shtënë drejt pjesës së poshtme të trupit të viktimës, me qëllim që ta zbrapste.

Fatmirësisht, burimet konfirmojnë se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, familja e 21-vjeçarit dhe vetë ai kanë shprehur keqardhje të thellë për këtë incident, duke e konsideruar një ngjarje të paqëllimshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit