spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, kjo është gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit

Një incident i rëndë është shënuar sot në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit ka folur shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, i cili ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencë rreth orës 13:20 dhe se gjendja e tij është stabile.

“Ne i kemi përfunduar ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti tashmë është dërguar në Repartin e Ortopedisë. Gjendja e tij është stabile”, ka deklaruar ai.


Për këtë rast, Gazeta ka raportuar ekskluzivisht. Sipas informatave fillestare, rasti po trajtohet si tentim vrasje, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit