Tentim për vendosjen e gurthemelit të kishës në Zagorë të Vushtrrisë, Komuna: Nuk kishin leje, njoftuam policinë

Komuna e Vushtrrisë ka reaguar pasi një grup qytetarësh të besimit katolik kanë tentuar të vendosin gurthemelin e një objekti fetar, kishë katolike, në fshatin Zagorë, pa pasur leje nga institucionet komunale.


Sipas njoftimit të Komunës, për këtë aktivitet nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje dhe, rrjedhimisht, nuk është lëshuar leje për vendosjen e gurthemelit.

“Për këtë aktivitet nuk është paraqitur asnjë kërkesë për leje pranë Komunës së Vushtrrisë dhe, rrjedhimisht, nga Komuna nuk është lëshuar asnjë leje për vendosjen e gurthemelit, fillimin e punimeve apo zhvillimin e çfarëdo aktiviteti ndërtimor në atë lokacion”, thuhet në njoftim.


Komuna tha se tentativa për vendosjen e gurthemelit është ndërmarrë pa njoftim paraprak të institucioneve kompetente dhe jashtë procedurave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Për këtë çështje, Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

“Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës, me qëllim që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat e tyre ligjore”, thuhet më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit