spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Tentim grabitje në “WesternUnion” në Prishtinë, policia jep detaje për rastin

Një tentim grabitje ka ndodhur sot në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, tentim grabitja ka ndodhur në një pikë të “WesternUnion”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policsë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim grabitje që ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, saktësisht në një institucion mikrofinanciar. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policorë janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka potencuar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit