Qindra mijëra qytetarë e studentë kanë protestuar në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi dhe rrëzim të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Studentët kanë parashtruar dy kërkesa për qeverinë serbe. Me të parën, kërkohen zgjedhje të parakohshme, kurse me të dytën ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë bërë kampe mbështetësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilët kundërshtojnë protestat e studentëve.

Protestuesit kanë shprehur pritjen që kërkesat të përmbushen deri në orën 21:00, por presidenti serb i ka hedhur poshtë. E fiks në orën 21:00, studentët kanë bërë thirrje se “ultimatumi ka përfunduar”.
Në fund të tubimit ka ndërhyrë xhandarmëria serbe dhe dy brigada policie duke sjeppë konfrontim me protestuesit. Po ashtu janë hedhur dhe mjete piroteknike dhe flakadanë.
Për më shumë se shtatë muaj, studentët kanë organizuar protesta në të gjithë Serbinë, duke kërkuar të mbahet përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.