Tensionet Prishtinë-Beograd, gazetari: Pse SHBA-të janë të vetmet që mund të finalizojnë marrëveshjen Kosovë–Serbi

Gazetari Rid Berisha foli në një lidhje nga Kosova për Euronews Albania ku komentoi situatën aktuale politike në vend dhe zhvillimet e fundit në rajon, me fokus të veçantë përpjekjet ndërkombëtare drejt një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari Berisha kujtoi se ka qenë vetë i pranishëm në marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e firmosur nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, por që më pas u rrëzua nga qeveria Kurti.

Ai e cilësoi si shumë të gabuar rrëzimin e asaj marrëveshjeje dhe theksoi se situata në të cilën ndodhet sot Kosova është edhe pasojë e këtij vendimi ndërsa tha se SHBA-të janë të vetmet që mund t’i japin drejtim final marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pozicioni aktual i qeverisë Kurti është i vështirë, pasi kjo është e njëjta legjislaturë që rrëzoi marrëveshjen e 4 shtatorit 2020. Me zotin Trump, ndoshta mund të kemi një zgjidhje më ultimative, ku nuk do të pyetet as Kosova e as Serbia, në kërkim të trofeut të administratës Trump për t’i dhënë fund këtij konflikti formal”, u shpreh ai.

Me një Bruksel të lodhur nga ndërmjetësimi me pak rezultate në bisedimet Kosovë–Serbi, Berisha vlerëson se SHBA-të janë e vetmja shpresë për të dhënë një orientim final dhe për të mbyllur çdo veprim që mund të prodhojë konflikt mes dy vendeve.

“Britania e Madhe duket se i ka kthyer shpinën Kurtit, të cilin dikur e mbështeste kur ishte në opozitë. Gjermanët kanë heshtur, francezët nuk duken të përfshirë. Britanikët madje e kanë udhëzuar të mos marrë veprime në veri. Zoti Kurti është në vëzhgim, dhe ata aleatë që i kishte, po e braktisin, sepse nuk mund të jenë më garantë për të.”

Gazetari risolli në vëmendje edhe prapaskenat e marrëveshjes së 2020-s, duke komentuar mënyrën dhe arsyet pse ajo, sipas tij, u sabotua:

“Sot po del që akuzat e administratës Trump janë drejtuar kundër administratës Biden, e cila me prokurorët e saj si Jack Smith e sabotoi një projekt paqeje. Kam qenë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe kishte ndërhyrje ndaj zotit Hoti që ishte në SHBA ndërkohë që liderët nga Prishtina e telefononin për t’i bërë presion se çfarë po bënte, çfarë po nënshkruante. Gjithë vendi ishte i mbushur me konspiracione dhe një fjalor pothuajse toksik, që ishte implantuar nga partia e zotit Kurti. Thuhej se në Shtëpinë e Bardhë po vendoseshin pikat në hartë për Kosovën – imagjino, kjo është çmenduri. Por opinioni publik kishte marrë tatëpjetën dhe po dyshonte”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit