Torino u shndërrua mbrëmjen e së premtes në një skenë kaosi, kur një grup protestuesish sulmoi brutalish një efektiv policie dhe shkatërroi pajisje gazetarësh.
Ngjarja ndodhi në Corso Regina Margherita, ku dhuna përshkallëzoi me djegien e kazanëve mbeturinash dhe sulme me gurë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të rendit.
Kryeministrja Giorgia Meloni e dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se shteti nuk do të tërhiqet përballë grupeve ekstremiste. Po ashtu, sulmi ndaj gazetarëve të Rai-së u dënua nga korporata.








