“Tenderët milionësh të Rahovecit kurdisën për kompanitë nga Deçani, të lidhura me AAK-në”

Kandidati i PDK’së për kryetar të Rahovecit, Edon Cana, ka bërë një denoncim publik përgjatë debatit lidhur me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi për tenderë.

Cana ka pretenduar për kurdisje të tenderëve milionëshe për kompani me prejardhje nga Deçani, që kanë lidhje me AAK’në.

“Ndodh në Rahovec: Kompania nga Deçani fiton tenderë 20 milionë euro me shtru asfalt, mbi projekte të përfunduara. Kompania tjetër, me pronar, rastësisht, po nga Deçani, i fiton tenderët me e mbikëqyr këtë kompani dhe tjerat për punimet e tyre. S’ka zyre në Rahovec, kështu që ata vijnë në kafene, përballë komunës dhe aty bëhen nënshkrimet dhe ‘monitorimet’ e punëve të kryera”, thotë Cana.

“Tash, në kohë zgjedhjesh, u shpall edhe një tender i tillë, në kundërshtim me ligjin për prokurim publik, me vlerë 120,000 euro për ‘monitorim’. Krejt kriteret jonë caktu me e fitu një kompani po nga Deçani. Ta shohim qysh po del në fund”, vijon ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit