Ministria e Shëndetësisë ka apeluar qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Në njoftimin e saj, MSH ka publikuar disa këshilla për mbrojtjen nga i nxehti:
Qëndroni larg të nxehtit;
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit;
Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00;
Limitoni sasinë e kafeinës dhe alkoolit;
Pini ujë rregullisht;
Vishuni me rroba të lehta dhe ngjyra të hapura;
Mbani shtëpinë freskët;
Nëse shfaqni marramendje, djersitje, të vjella ose konfuzion, kërkoni ndihmë shëndetësore.
“Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.” – thuhet në apelin e MSH-së.








