Ministri i mbrojtjes Izraelit Israel Katz paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se “Teherani do të digjet” nëse vazhdon të qëllojë me raketa civilët izraelitë.
“Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit, duke sjellë një realitet në të cilin ata, dhe veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të rëndë për dëmin flagrant që u është shkaktuar qytetarëve të Izraelit. Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë me raketa në frontin e trupit të izraelit, Teherani do të digjet”, tha Katzdian.
Ky paralajmërim vjen pasi Irani kërcënoi bazat perëndimore në rajon. Irani tha se do të goditen bazat e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Francës.
🔊
Ditën e djeshme, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se dialogu me SHBA-në mbi programin bërthamor të Teheranit është “i pakuptimtë” pas sulmit më të madh ushtarak të Izraelit kundër Iranit, duke akuzuar Uashingtonin.
Një zëdhënës ushtarak tha se sulmi me raketa iraniane plagosi ushtarë në Izraelin qendror gjatë natës, në një nga disa breshëritë e nisura në përgjigje të sulmit të Izraelit ndaj lokacioneve ushtarake dhe bërthamore.
“Shtatë ushtarët u plagosën lehtë, si shkak i një raketë iraniane që goditi Izraelin qendror”, tha zëdhënësi.








