spot_img
spot_img
Saturday, February 7, 2026
spot_img
spot_img

Të shtënat zgjatën 1 orë/ Dje tritol, sot 2 mijë plumba; zbardhet dinamika e masakrës në Greqi, shkak konfliktet e pronësisë

Zbardhet dinamika e masakrës në Greqi, ku deri tani flitet për 3 viktima dhe mbi 15 të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Vorizia, Heraklion të Kretës dhe sipas burimeve policore, të shtënat zgjatën për të paktën një orë. Zona i ngjan një fushe beteje, automjetet janë të mbushura me plumba (afërsisht 2,000) dhe ka gjurmë të dukshme të shkëmbimit të ashpër të zjarrit.

Shefi i Policisë Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, dhe kreu i FBI-së Greke, Gjeneral Major Fotis Ntuitsis, kanë shkuar në ishull.

Të shtënat zgjatën 1 orë/ Dje tritol, sot 2 mijë

Informacionet tregojnë se gjithçka filloi kohët e fundit, kur një familje që jetonte në anën e poshtme të fshatit, bleu një shtëpi në anën e sipërme, gjë që zemëroi familjen tjetër. Kjo pasi ka pasur përplasje mbi pronësinë e tokës ku po ndërtohej banesa.

Të shtënat zgjatën 1 orë/ Dje tritol, sot 2 mijë

Godina që solli masakrën

Të premten, në banesë pati një shpërthim tritoli dhe dyshimet ishin se u vendos nga familja tjetër. Sot në mëngjes palët janë takuar fillimisht për t’u sqaruar, por situata ka degraduar duke marrë armët.

Një burrë, banor i Athinës, i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje, përshkroi momentet e terrorit që përjetoi. Ai theksoi se ishte nisur me makinën e tij për të pirë një kafe në Zaros , duke kaluar nëpër fshat në kohën kur ndodhën ngjarjet.

Të shtënat zgjatën 1 orë/ Dje tritol, sot 2 mijë

“Papritmas pashë një makinë 4×4 që qëllonte në të gjitha drejtimet. Nuk e kuptova nga vinin plumbat. Thjesht ndjeva sikur isha në ferr”, tha dëshmitari, duke përshkruar se si makina e tij u godit nga të shtëna të shumta përpara se të arrinte të shpëtonte shëndoshë e mirë në momentin e fundit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit