Një person është plagosur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Shirokë.
Lajmi është raportuar fillimisht nga portali lokal “Suhareka Online”.
Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim apo detaje shtesë rreth ngjarjes, por deri në këto momente nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare.
Autoritetet lokale pritet të ndërmarrin hetime për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve.
Në vijim pritet të bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit dhe çdo informacion tjetër zyrtar.









