Influencuesja amerikane Brianna Johnson, e njohur në rrjetet sociale si DreamDoll Brii, ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në shtetin e Floridës.
Sipas raportimit të TMZ, 21-vjeçarja po udhëtonte me një Lamborghini Urus të gjelbër në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur papritur u dëgjuan të shtëna
Sipas policisë, Johnson ndodhej në automjet së bashku me dy persona të tjerë.
Rreth orës 05:30, një makinë e bardhë iu afrua në anën e shoferit të Lamborghini-t dhe, pak çaste më vonë, nga ajo makinë u hap zjarr.
Pas të shtënave, Lamborghini vazhdoi rrugën edhe për rreth një bllok banesash para se të përfshihej në një aksident.
Policia u alarmua nga një sistem automatik për zbulimin e të shtënave dhe e gjeti automjetin e dëmtuar në vendin e aksidentit.
Të tre personat që ndodheshin në automjet u dërguan në gjendje kritike në spital. Më vonë, policia konfirmoi se Brianna Johnson kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Dy personat e tjerë mbetën të plagosur.
ALERT: Influencer gunned down as she was driving her lime green Lamborghini in South Florida.
— E X X ➠A L E R T S (@ExxAlerts) July 6, 2026
Brianna Johnson, who went by DreamDoll Brii, was shot in an apparent drive-by shooting as she was driving her green Lamborghini Urus in Miramar.
Johnson and the 2 other passengers in… pic.twitter.com/CPBctFidqJ








