Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Taulant Hoti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të
‘’Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit’’, ka thënë policia.
Ndërsa detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Personi i plagosur është Taulant Hoti, këngëtar që performonte në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Nga informacionet paraprake mësohet se Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.
Pas të shtënave, i plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.








