Të shtëna me armë në Çikago, të paktën 12 të plagosur

Të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Chicago, pasi një automjet tip SUV është ndalur dhe persona brenda tij kanë hapur zjarr ndaj një grupi njerëzish, ka njoftuar policia.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në lagjen South Side të qytetit, ku automjeti është larguar menjëherë pas sulmit, duke lënë disa persona të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Në total, mes të plagosurve janë tetë burra dhe katër gra, të moshës nga 17 deri në 47 vjeç. Të gjithë po marrin trajtim në katër spitale të ndryshme të zonës.


Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje shtesë për të dyshuarit.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimet për dhunën me armë në qytetin amerikan, i cili prej vitesh përballet me incidente të ngjashme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit