spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Të shtëna me armë gjatë ndeshjes së futbollit, 3 viktima dhe disa të plagosur (Pamjet)

Incidenti i rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në famullinë e Buenavista-s, në komunën e Pasaje-s, në pjesën jugore të shtetit pranë kufirit me Perunë.

Sipas gazetës lokale “Ecuador Comunicación”, një grup burrash të armatosur mbërritën në vendngjarje dhe hapën zjarr mbi spektatorët e ndeshjes, duke shkaktuar panik, me një numër tragjik prej tre të vdekurish dhe pesë të plagosurish, përfshirë një vajzë 12-vjeçare.

Koloneli Pablo Fajardo i Policisë Kombëtare tha se të dyshuarit mbërritën me dy motoçikleta dhe hapën zjarr pa dallim mbi tifozët. “Një nga viktimat ishte sulmuar vitin e kaluar dhe ishte shtruar në spital”, tha ai.

Në videot që qarkullojnë në mediat sociale dhe që burojnë nga një transmetim i drejtpërdrejtë, dëgjohen të shtëna me armë zjarri, ndërsa pak më vonë shihen njerëz duke vrapuar dhe bërtitur.

Dëshmitarët i thanë gazetës se trupat mbetën në barin e stadiumit, ndërsa të plagosurit u dërguan fillimisht në qendrat mjekësore aty pranë.

Deri më tani nuk ka njoftime për arrestime dhe hetimet në zonë po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit