spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

“Të performojmë pozitivisht ndaj Serbisë”, Duka: Silvinjo i përjeton së bashku me shqiptarët emocionet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për ndeshjen historike Shqipëri-Serbi, që do të luhet ditën e shtunë, më 7 qershor.

Duka shprehet se kjo është një ndeshje futbolli, për të cilën djemtë e Kombëtares janë të vetëdijshëm që nuk duhet të lejojnë emocionet të ndërhyjnë në mes e të arrijnë fitoren. Duke marrë parasysh historikun me Serbinë, Duka shprehet se kjo është vetëm një ndeshje futbolli, e si e tillë duhet performuar.

Gjithë çunat janë të ndërgjegjshëm që kjo është një ndeshje futbolli. Ne duhet ta luajmë, ta përformojmë si një ndeshje futbolli, e ta fitojmë si të tillë. Nëse ne arrijmë ta fitojmë këtë, kemi arritur shumë gjëra të tjera”, tha Duka.

I pyetur nga Blendi Fevziu, nëse trajneri i Kombëtar, Silvinjo, është i vetëdijshëm për tensionet e kësaj ndeshjeje, Duka shprehet se ai e njeh historinë dhe në njëfarë mënyre dhe ai e përjeton së bashku me shqiptarët emocionet.

Silvinjo e njeh historinë e Shqipërisë, e njeh mentalitetin e shqiptarëve. Jeton me këtë mentalitet. Edhe ka lexuar, e ka biseduar me ne përgjatë gjithë kësaj kohe. E përjeton në njëfarë mënyre, ndoshta jo njësoj si ne, mbase jo njësoj si futbollistët me origjinë nga Kosova, por, e njeh realitetin”, tha Duka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit