Të paktën 24 persona kanë vdekur në Bangladeshin qendror pasi një autobus u zhyt në lumin Padma.
Autobusi, i cili mbante 40 pasagjerë, humbi kontrollin të mërkurën ndërsa po i afrohej një trageti në Daulatdia në distriktin Rajbari, rreth 100 km (62 milje) nga Daka, thanë zyrtarët të enjten.
Ekipet e shpëtimit nxorën 22 trupa nga brenda autobusit të zhytur, përfshirë pesë fëmijë, 11 gra dhe gjashtë burra, tha zyrtari i shërbimit të zjarrfikësve Talha Bin Qasim. Dy gra të tjera vdiqën më vonë, pasi u shpëtuan, tha ai.
Autobusi i përmbysur u fundos gati 9 metra në lumë, sipas punonjësve të emergjencës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Autobusi po priste të hipte në një traget kur ra në lumë”, ka thënë Noor Jahan Begum, 35 vjeç, i cili ishte dëshmitar i aksidentit, për agjencinë e lajmeve AFP.
“Disa pasagjerë dolën nga autobusi, por anëtarët e familjeve të tyre vdiqën, të bllokuar brenda”, ka shtuar ai.
Pamjet e shpërndara në internet dhe të verifikuara nga Al Jazeera tregojnë autobusin që përmbyset nga një skaj dhe bie në lumë.









