Një ngjarje e rëndë ka tronditur Japoninë këtë të premte, në një fabrikë gomash në qytetin Mishima, prefektura Shizuoka, ku një burrë 38-vjeçar sulmoi punonjësit.
Sipas autoriteteve, tetë persona u goditën me thikë, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Për më tepër, shtatë të tjerë u plagosën pasi autori hodhi ndaj tyre acid.
Policia ka arrestuar menjëherë autorin në vendngjarje, ndërsa motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.
Japonia është e njohur për ligjet e rrepta të kontrollit të armëve dhe për nivelin e ulët të krimeve të dhunshme, megjithatë vitet e fundit vendi ka regjistruar disa sulme të ngjashme me thika.








