“Të kthehesh sa më parë në Republikën tënde” – Publikohet poezia që Jakup Krasniqi shkroi në paraburgim, bisedë imagjinare me nënën

Një poezi e shkruar në paraburgim, në formën e një bisede imagjinare me nënën, tregon një anë tjetër të Jakup Krasniqit gjatë qëndrimit në Hagë.

Poezia është bërë publike nga vajza e tij e madhe, Gresa Krasniqi.

Në vargjet e shkruara me dorë, Krasniqi i drejtohet nënës, i kërkon të mos shqetësohet dhe i rrëfen vështirësitë që po kalon. Përgjigjen e saj e ndërton vetë, si një mënyrë për t’i dhënë kurajë vetes përballë paraburgimit.

“Nënë ime! Kërkoj nga Ti fare të mos shqetësohesh”, shkruan Krasniqi, ndërsa më tej e imagjinon nënën duke i dhënë zemër. Ajo i drejtohet me fjalët “Biri jem!” dhe e këshillon të mos dorëzohet përballë asaj që po kalon.


“Jeta e çdo njeriu kurrë është një ndeshje”, shkruan ai në zërin e nënës, duke e lidhur forcën për të përballuar vështirësitë me edukimin që ajo i kishte dhënë.

Nëna i kujton të birit se gjatë jetës së tij kishte kaluar edhe shumë sprova të tjera dhe i kërkon ta përballojë “me nder” edhe këtë vështirësi. Në fund, vargjet marrin formën e një urimi: “Të uroj fitore në këtë përballje”, për t’u kthyer sa më parë në vendin e tij dhe për ta mbyllur “me krenari” atë që kishte nisur. “Që të kthehesh sa më parë në Republikën tënde. Për ta mbyllur me krenari veprën që e bëre”, përfundon poezia e Krasniqit.

Biseda imagjinare e Jakup Krasniqit me nënën kthehet në një mënyrë për t’i dhënë zemër vetes në paraburgim, në Hagë, në maj të vitit 2021.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit