Të kërkosh të vritet Ramushi, është të kërkosh të vritet kujtesa e lirisë së Kosovës

Shkruan Ismet Haziri

Diaspora është pjesë e pandashme e jona, si gjaku me venat. Kontributi i saj për Kosovën është i pamohueshëm dhe meriton respekt. Por respekti nuk do të thotë të pranojmë sharjet, fyerjet dhe thirrjet për vrasje të njerëzve që kanë sakrifikuar për këtë vend.

Ramush Haradinaj nuk e ka parë luftën nga larg. Ai e ka luftuar atë, e ka paguar me plagë dhe me gjakun e familjes së tij. Ka humbur vëllezër dhe ka bartur me duart e veta vëllanë e vrarë në fushën e nderit.

Familja Haradinaj është ndër simbolet më të fuqishme të sakrificës për Kosovën, pas familjes Jashari.

Mund ta kundërshtoni Ramushin si politikan. Mund ta kritikoni dhe të mos pajtoheni me të. Por të kërkosh vrasjen e tij është të kalosh çdo kufi njerëzor, moral dhe demokratik.

Sepse kur shkelet mbi një njeri që ka luftuar e sakrifikuar për lirinë, shkelet edhe mbi kujtesën e asaj lirie.

Kosova nuk u fitua me fjalë. U fitua me gjak, sakrificë dhe jetë.
Mos ta mohojmë historinë për hir të politikës së ditës.
Ramushi mund të jetë politikan për t’u kritikuar, por sakrifica e tij dhe e familjes së tij për Kosovën nuk mund të fshihet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit