Klodi dhe Elijona kanë diskutuar për raportin e tyre, derisa të gjithë banorët e tjerë po flinin.
Elijona kërkoi llogari nga Klodi për sjelljen e tij ndaj Fjolla Morinës, Benitës, dhe banores së re Jasminës.
“E kena psal një bisedë sot shumë të mirë besoj, hajt gjermane luje pak, a kena fol sot. E qasja jote a ke krejt ndryshe, pse. Jo po du me diskutu. Nuk të kam ba gja, a mundesh me fol sinqerisht”, tha Klodiani.
“Folim nesër. Ki thanë edhe ki premtu që s’ki me bë loja me mu. Mendoj që ti lun edhe e shijon. SE ti Klodi unë ty kur të kam kqyrë mjaftueshëm, dhe kam pa gjana mjaftueshëm me pasë një opinion, them se je djalë i mirë. Po nuk, thjeshtë nashta në botën tem të kam bo ma nice që je. Sjellja që e ki ndaj femrave, je shume flirty dhe të pëlqen”, tha Elijona.
Klodi iu betua se nuk po bën lojëra me Elijonën.






