spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Të gjithë kundër Albin Kurtit!

  • Shkruan Kimete Berisha

Shqiptarët nuk kanë pasur rast të shohin politikan më të Vetmuar dhe më të përndjekur se sa Albin Kurti.

  • Të gjitha Institucionet, të

gjitha mediat, pa përjashtim, të gjithë gazetarët janë kundër Albin Kurtit.

  • E para e ka nisur PDK, e flaktë për ta shpallur terroriste ‘Vetëvendosjen’…

kështu vepruan në atë kohën kur përuleshin para pllakës përkujtimore serbe ku shkruhej në serbisht se ‘Serbët u vranë nga terroristët e UÇK – së’.

(Ata e dinin se çfarë shkruante në atë pllakë…!)

  • Me çka e tërheq gjithë këtë armik Albin Kurti?
  • Për shembull njëfarë Sh. Maliqi, ia pa hairin Albin Kurtit, e u mësua të flas shqip duke e sharë!
  • Pse?

Çfarë e motivon Maliqin?

  • Si ndodhi që një ‘dashnor’ i Serbisë nervozohet aq shumë që Albin Kurti është ‘antishqiptar’!
  • Çfarë e motivon njëfarë dogmat- gazetari të Shqipërisë të shkruaj kaq shumë kundër Albin Kurtit e me kaq zjarr… e në të njëjtën kohë të puthet’ prapa grilave të burgut me Erion Velinë?
  • Merr pare?
  • E urren me parapagim?
  • Apo i ka thënë Edi Rama- urreje.

(Urrejtja e Edi Ramës e ka njëfarë

sharmi, ama dashuria e tij, për Hashim Thaçin për shembull, është qesharake…shumë).

  • Pse gazetarët e urrejnë Albin Kurtin?

Sepse, përveç arsyeve materiale, u duket sikur i ‘nënçmon’…

Me çka?

  • Me superipritetin e tij?
  • Me impulsivitetin e tij?
  • Apo që u duket i vetëmjaftueshëm?
  • Kur Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet, në fakt nuk i ka fituar, sepse Institucionet, administrata, gjykatat, policia, të gjitha pa përjashtim janë të PDK-së dhe të LDK-së.

S’ka pasur mundësi të jetë ndryshe.

  • Në të gjitha Institucionet, PDK dhe LDK i kanë ‘njerëzit e tyre’ që vendosin.

Epoka kleptokratike-klienteliste…nuk ka përfunduar…

zgjat qe njëzet e kusur vjet.

  • Pra, Albin Kurtit i bie se i ka udhëhequr Institucionet ‘e privatizuara’ nga LDK e PDK.
  • Dhe, prandaj dukej i ‘huaj në qeverisjen e tij, sepse nuk kishte çka të udhëhiqte…
  • Është njësoj sikur të bëhesh Zot i shtëpisë së ‘uzurpuar’.
  • Kosova është e korruptuar, gjithmonë ka qenë dhe ky nuk është lajm që është më

e varfëra dhe hajnesha më e madhe.

  • Për të shkretëruar pa dhimbtë, çkado që u del përpara, shqiptarët së pari e morën yrnekun nga UNMIK-u…!
  • Nuk do të ishte logjike dhe e natyrshme që në një vend qind për qind të kapur, vetëm Gjykata Kushteuese të jetë e ‘pavarur politikisht’.

-Nuk ka mundësi!

  • Prandaj, Gjykata Kushtetuese i ka hyrë Kushtetutës mes për mes si Kali i Trojës…
  • Sepse, qjnd për qind është duke vepruar me urdhëra politkë.
  • Kjo është tragjike, por jo e çuditshme!
  • Pasi që për katër viite kanë dështuar ta ç’kapin pushtetin nga bandat kriminale,

e meritojnë këtë vendim të ‘lirë dhe privat’ të Gjykatës që thotë se ‘Para një muaji ke pasur të drejtë në votim të fshehtë, e tash jo, s’ke më të drejtë..!

  • Për katër vite, Drejtësia në Kosovë është udhëhequr nga një grua që synim kryesor e ka pasur të duket ‘seksi’!
  • Prandaj, joserioziteti e sjell joseriozitetin!

P.S. 1. Një legjendë:

  • Para një muaji, nga partitë politike kam ‘dëgjjuar’ se ‘ambasadat e huaja kanë kërkuar nga opozita që të mos bashkëpunojnë me Albin Kurtin’!
  • Vetmia e tij ndoshta është fat…

ndoshta është e orkestruar, por gjithësesi është e çuditshme sepse është kolektive…

dhe për kush ka ende ndjenja, është edhe pak e dhimbshme!

P.S. 2. Në të vërtetë, unë e pata nijet t’u disponoj me një shkrim për dashurinë…por qe…sonte nuk është shkruar rë disponohemi…

se vuajtja është shkruar para dashurisë…

‘Ne të gjithë jemi ngapak të sosur pa nevojë’!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit