Presidenti Donald Trump ka nisur takimin me liderët e BE, pas takimit me Zelenskyn. Në nisje ai tha se presidenti rus Vladimir Putin pranon garanci sigurie për Ukrainën.
Duke folur pak më parë, Trump tha: “Unë besoj se në një hap shumë të rëndësishëm, Presidenti Putin ra dakord që Rusia të pranonte garanci sigurie për Ukrainën.”
Ai shton: “Mendoj se kombet evropiane do të marrin përsipër një pjesë të madhe të barrës. Ne do t’i ndihmojmë ata dhe do ta bëjmë shumë të sigurt.”
“Ne gjithashtu duhet të diskutojmë shkëmbimet e mundshme të territorit”, tha ai.











