Talenti shqiptar realizon ëndrrën, 16-vjeçari bën debutimin me skuadrën e parë të Bajernit

Bajerni i Mynihut siguroi një fitore bindëse 4-0 ndaj Unionit të Berlinit në ndeshjen e radhës në kampionat, duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit. Përveç rezultatit, vëmendjen e mori edhe një moment i veçantë për të ardhmen e klubit.

Në këtë sfidë debutoi Erblin Osmani, mesfushori i talentuar i akademisë së Bajernit. Lojtari me prejardhje nga Kosova u aktivizua në minutën e 87-të, duke zëvendësuar Leon Goreckën dhe duke shënuar paraqitjen e tij të parë me ekipin e parë.

Osmani, vetëm 16 vjeç dhe nga Gjilani, është pjesë e strukturave zinxhir të klubit bavarez, ku aktivizohet me ekipet U-17 dhe U-19. Pas paraqitjeve pozitive në këto grupmosha, ai është ftuar së fundmi të stërvitet rregullisht me skuadrën e parë.

Në nivel ndërkombëtar, mesfushori ka përfaqësuar Gjermaninë me ekipet U-16 dhe U-17, duke zhvilluar 9 ndeshje dhe realizuar një gol.

Paraqitja e parë me ekipin e parë konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e tij. Burime pranë klubit nuk kanë dhënë ende detaje për një rol të mundshëm të qendrueshëm në skuadër, por sinjalet tregojnë për besim në potencialin e tij.

E ardhmja e Erblin Osmanit shihet si premtuese, ndërsa mbetet për t’u parë se sa hapësira do të marrë ai në vijim në ekipin e parë të Bajernit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit