Takimi me Macronin, Kurti: Biseduam për anëtarësimin tonë në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka dhënë detaje për takimin me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Ai ka thënë se të premtën ishte mysafirë i Macronit në një takim dhe drekë pune në pallatin Elisee.

“Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë e të sinqertë për rreth 2 orë, që u përqendrua në tema të bashkëpunimit e të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes si dhe të ekonomisë dhe zhvillimit”, ka thënë Kurti.


Ai ka thënë se me Presidentin Francez kanë biseduar edhe për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të NATO-së në Kosovë për bashkëveprimin me aleatët veriatlantik dhe sigurinë rajonale në Ballkan.

“Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raprotet me fqinjin verior të Kosovës, ishin çështje që në kontekst të sigurisë së vendit tonë ishin çështje që i diskutuam me Presidentin Francez. Organizimi i forumeve të reja të bizneseve kosovë-francë, si vijimësi i atij që u mbajt suksesshëm muajin e kaluar këtu në Prishtinë, si dhe planet dhe investimet në edukim ishin gjithashtu tema të takimit. Roli mbështetës dhe angazhimi i miqve francez në përgatitjet për organizimin e lojërave mesdhetare 2030 në vendin tonë, është tejet i rëndësishëm”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit