Takimi me Kurtin, Hamza: Nuk e kemi bisedu fare temën e koalicioneve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka hedhur poshtë çdo spekulim lidhur me diskutimet për koalicione në takimin e djeshëm me Kryeministrin Albin Kurti.

Hamza ka sqaruar se takimi ka përqendruar vetëm në projekte të rëndësishme për qytetin e Mitrovicës, duke përfshirë si pjesën jugore ashtu edhe atë veriore.

“Biseda jonë ishte tërësisht për projektet që kanë interes të përbashkët për qytetin e Mitrovicës, për të dyja anët, jugun dhe veriun. Diskutuam për disa obligime ligjore, një prej të cilave është krijimi i Bordit të Përbashkët, i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë: 5 prej Mitrovicës së Jugut, 5 prej Mitrovicës së Veriut dhe 1 anëtar që do të emërohet nga Qeveria. Po ashtu, përmendëm projekte të tjera që do të kenë ndikim në të dyja anët e qytetit. Unë si qytetar i Mitrovicës jam i kënaqur që, pa bërë shumë bujë, kemi realizuar projekte të rëndësishme si shëtitorja rreth lumit Ibër, që do të lidhë të dyja anët e qytetit,” tha Hamza.

Ai theksoi gjithashtu se tema e koalicioneve nuk ka qenë fare pjesë e bisedimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit