Takimi me Kurtin, Çitaku: Hamza ka shkuar për të ofruar mundësi reale për të dalë nga ky cikël i pafundëm krizash

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të përpjekjeve për një president konsensual, duke e paraqitur Partinë Demokratike të Kosovës si aktorin që po sillet me përgjegjësi shtetërore në këtë krizë politike.

Ajo shkroi në Facebook se PDK-ja e ka dëshmuar rolin e saj në momentet kyçe të shtetndërtimit. “Partia Demokratike e Kosovës është parti shtetformuese. Këtë e kemi dëshmuar në momentet më të vështira të vendit dhe këtë përgjegjësi e mbajmë edhe sot.”

Çitaku e përshkruan takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin Albin Kurti jo si tentim për pazar politik, por si përpjekje për zgjidhje reale të ngërçit institucional.

Sipas saj, PDK-ja ka hyrë në këtë proces me seriozitet, duke synuar dalje nga “cikli i pafundëm krizash politike”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit