Deputeti i AK-së, Burim Ramadani, po i cilëson si të gabuara takimet e liderëve të partive opozitare me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, si përpjekje për zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, “takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”.
Ai thotë se Aleanca ia ka “lexuar lojën Kurtit”.
Postimi i tij i plotë:
Në lojën e Kurtit kanë rënë fillimisht LDK, pastaj edhe PDK.
Manovrim i tij. Manipulim i tij.
Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!
Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë.
Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi.
ALEANCA mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit.
Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën!








