spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Takim trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci për avancimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Në kuadër të Deklaratës së përbashkët trepalëshe të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, është mbajtur të martën takimi trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve në Kroaci.

Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e Deklaratës.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit