spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Tajlanda mbyll kufirin me Kamboxhën, përshkallëzohet konflikti: 12 të vdekur

Zyrtarët tajlandezë kanë njoftuar se Tajlanda ka mbyllur kufirin e saj me Kamboxhën pasi konflikti mes dy vendeve fqinje është intensifikuar.

“Ne kemi rritur masat në nivelin 4, që nënkupton mbylljen e plotë të të gjitha pikave kufitare përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxha,” ka deklaruar Surasant Kongsiri, zëdhënës i Qendrës Speciale për Situatën Kufitare Tajlandë-Kamboxha, raporton BBC.

Surasant ka thënë se Tajlanda ndjeu veten “të detyruar dhe të shtyrë” të mbyllë kufirin, pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë, nga ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se bilanci i viktimave nga përplasjet ka shkuar në 12, mes tyre 11 civilë dhe një ushtarak.

Raportime lokale kanë treguar për zhvendosje të banorëve nga zonat kufitare dhe prezencë të shtuar ushtarake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit