Xhafer Tahiri, kandidat i LDK-së për qytetin e Vushtrrisë sot vizitoi rrugën “Lidhja e Lezhës”.
Tahiri tregoi premtimet e tij për këtë zonë.
“Kemi vizituar sot rrugën “Lidhja e Lezhës” në qytet.
Rregullimi i rrugës;
Rregullimi i kanalizimit;
Rregullimi i ujërave atmosferike;
Rregullimi i pusetave;
Vazhdimi i trotuarit;
Vendosja e ndriçimit publik;
Rregullimi i Lumit Tërstena me kaskada që të ketë rrjedhë normale gjatë gjithë vitit;
Këto janë zotimet tona për këtë lagje në 4 vitet e ardhshme.”, shkroi Tahiri









