Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun në qytetin e Vushtrrisë.
Takimi u zhvillua edhe me praninë e qytetarëve në një nga kafiteritë e qytetit, derisa dy bashkëpartiakët u panë duke pirë çaj.
“Kënaqësi me prit në Vushtrri Kryetarin Lumir Abdixhiku. Si në 2017, njësoj sonte, po hapërojmë me besim e dashni për qytetin e zemrës!” – u shpreh Tahiri pas takimit.
Ai falënderoi kryetarin Abdixhiku për përkrahjen e palëkundur, duke e cilësuar praninë e tij në Vushtrri si një motiv të madh për çdo aktivist dhe qytetar që beson në vizionin e LDK-së për të ardhmen e qytetit.
Vizita e liderit të partisë erdhi në një moment kyç të fushatës zgjedhore, duke fuqizuar përkrahjen për Tahirin.









