Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar sot studion e ondulimit Naimja.
Prej aty Tahiri premtoi mbështetje për bizneset e vogla si ajo e Naimes.
Postimi:
Në Bair, Naimja me ekipin e saj prej rreth 30 vajzave dhe grave po tregojnë se edhe bizneset e vogla, me punë e përkushtim bëjnë diferencë të madhe.
Përkrahja e bizneseve të tilla është jetike për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Naime, faleminderit për mikpritjen dhe kontributin që jep çdo ditë për Mitrovicën!









