Tahiri për ekspozitën për masakrat: Ky pushtet po prodhon skandal pas skandali

Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për skandalin e ekspozitës mbi masakrat në sheshin e Prishtinës, e cila u tërhoq për shkak të pasaktësive.

Ai tha se kjo situatë godet viktimat e burgut të Dubravës dhe tregon dështimin e shtetit, qeverisë dhe institucioneve për të trajtuar seriozisht çështjet historike.

Tahiri paralajmëroi se vendi po kalon nga një skandal në tjetrin dhe se përgjegjësia po shmanget nga zyrtarët e pushtetit.


“Kjo qeveri e ky pushtet po prodhon skandal pas skandalit. Është e pakuptimtë se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, Kuvendi, ministria dhe mbështet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës. Pasaktësi, që e demanton burimi i informacionit”, tha Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit